Efektivi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në kryeqytet është dhunuar me grushte nga një 24-vjeçar,ja arsyeja…
24 vjeçari në Tiranë dhunon efektivin e policisë rrugore, arsyeja do ju çudisë
Një efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor në kryeqytet është dhunuar me grushte nga një 24-vjeçar. Policia bën me dije se e ka arrestuar të riun që dhunoi kolegun e tyre.
Sherri lindi pas gjobës që i kishte vendosur efektivi të riut.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për t? cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.