Lajme

Fotoja që ka dhënë një alarm global: Vladimir Putin mban me vete valixhen e kodit të armëve bërthamore

 

Jemi në ditën e 46-të të luftës në Ukrainë, me pushtimin rus që tani duket – pas 46 ditësh – një objektiv shumë më i vështirë se në fillim, ku shumë njerëz folën për “luftë – ekspres”.

Në fakt, ka shumë analistë që pretendojnë se sa më shumë Vladimir Putin të mos e arrijë qëllimin e tij, aq më shumë do të mendojë për përdorimin e armëve bërthamore, pasi me përparimin e luftës, vendit të tij dalëngadalë do të fillojë t’i mbarojnë burimet.

Natyrisht, mundësia e thjeshtë e një lufte bërthamore ka dhënë një alarm global.

Në fakt, alarmi ra të premten, kur në internet u publikua një foto e Putinit nga një funeral në një katedrale të Moskës, në të cilën, kishte me vete shoqëruesin që mbante një valixhe me kodet e armëve bërthamore.

Bindja përforcohet për faktin se ishte e njëjta valixhe që ishte pranuar më 2019 nga Putini se ajo mban kodet e armëve bërthamore. Pamja u publikua nga Zvezda, një kanal televiziv i drejtuar nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Presidenti rus u shfaq në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar për të nderuar opozitarin Vladimir Zirinovsky, i cili thuhet se ka vdekur nga kovidi.

Putini hyri duke mbajtur trëndafila të kuq, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte “çanta sekrete bërthamore” në duart e një burri të veshur me kostum dhe që ecte menjëherë pas liderit rus, sipas një raporti të Sun që citon noa.al.

Ashtu si e ashtuquajtura “valixhe” e mbajtur nga ndihmësit presidencialë të SHBA-së, edhe valixhja ruse besohet se përmban të dhëna lëshimi për raketat bërthamore të Kremlinit.

Fotografia vjen disa javë pasi Putini vendosi armët bërthamore të vendit të tij në gatishmëri të lartë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. /noa.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button