Lajme

Nëna vret me thikë djalin 8-vjeçar, Policia ka zbuluar detaje të tmerrshme…

 

Një nënë ruse ka pranuar se ka vrarë djalin e saj 8-vjeçar. Lufta në Ukrainë ka rënduar gjendjen psikologjike të saj, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka zbuluar detaje të tmerrshme se si 41-vjeçarja Natalia Hitchcock arriti deri në vrasjen e djalit të saj, Oliver

Babai i 8-vjeçarit i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij ka qëlluar më thikë djalin dhe se ka tentuar më pas të vrasë veten.

Ka qenë vëllai i 8-vjeçarit i cili ka gjetur trupin e pajetë në dyshemenë e apartamentin, ku mbi të ishte vendosur edhe një çarçaf, ndërsa nëna ishte shtrirë në shtrat dhe pranë saj mbante thikën, transmeton ‘BalkanWeb’.

Britmat e djalit të madh kanë zgjuar babain i cili më pas ka lajmëruar edhe policinë.

Bashkëshorti ka treguar në polici se gruaja e tij kishte pasur probleme me depresionin dhe gjendja e saj psikologjike ishte rënduar edhe më shumë teksa shihte edhe tmerret e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Por gjithashtu gjatë hetimeve departamenti i Policisë Sheboygab Falls në Wisconsin zbuloi se një ditë para se të vriste djalin e vogël, 41-vjeçarja kishte tentuar të mbyste në vaskë edhe djalin e madh .

Ndër të tjera 41-vjeçarja ka rrëfyer në polici se përpara se të kryente aktin e rëndë, nuk mund të kontrollonte mendimet e saj dhe se shpeshherë në kokë dëgjonte zëra.

Hitchcock është akuzuar për vrasje me dashje të shkallës së parë dhe tentativë për vrasje me dashje të shkallës së parë për të dy sulmet ndaj djemve të saj.

Nëna është aktualisht në burg, shkruan The Sun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button