Lajme

Qytetari i ben komentin që nuk e priste, Kreshnik Spahiu revoltohet: Do të korrni ato çka po mbillni prej vitesh: “Pabesinë tuaj”

 

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka replikuar me një qytetar në rrjetet sociale. “Je anuar keq majtas pavarësisht se nuk do ta pranosh”, i shkruan qytetari Spahiut. Nuk ka munguar as përgjigjja e juristit i cili i shkruan se nuk ka ndryshuar nga ai që ka qenë në çadër.

“Ruaje këtë mesazh deri në 2025 ditën kur Berisha do dali dhe do thotë: “Amerika dhe Rama na vodh?n votat”. Do jetë shumë vonë per ju, sepse do ju duhet të korrni ato çka po mbillni prej vitesh: “Pabesinë tuaj”, shkruan Spahiu.

Replikat:

Qytetari: Kreshnik, ndoshta edhe do ta fshish komentin qe nuk eshte hera e pare. Kam nje foto me ty tek cadra, arehere ti kryetar i Aleances Kuq e Zi e une emigrant qe kisha ardhur ne Shqiperi me pa nanen por edhe protestoja te cadra. Tani me duket se mendojme ndryshe dhe kete edhe duhet ta themi. Nese akuzat e DASH per Berishen jane me te renda se nga cfare akuzohet Rama nga shqiptaret une do jem dakort me DASH, me Kim edhe me ty. Por nese Rama ka bere me keq se Berisha dhe Berisha eshte non grata dhe Rama aleat, une nuk mund te jem dakort me Ambasadoren per hir te pashaportes amerikane. Ne mund te jemi me ambasaden per hir te politikes amerikane ne mbeshtetje te lirise dhe demokracise ne Bote por nese nuk ndodh keshtu ne kemi te drejte te mendojme dhe vleresojme ndryshe, ashtu sic edhe ti ke te drejten te mendosh ashtu sic mendon. Por liria per te menduar ndryshe dhe gjykuar ndryshe eshte demokraci dhe nuk eshte krim kunder SHBA. Te kam thene edhe nje here ose disa here: Je anuar keq majtas pavaresisht se nuk do ta pranosh. Te qenit pjese e drejtesise dikur duhet te te beje te jesh pak me i drejte dhe te respektosh simbolin e drejtesise qe eshte peshorja.

Spahiu: po te kujtoj shume mire por me nje ndryshim

Une kam mbetur ai që isha në çader, ndersa ju keni ndryshuar.

– Ju braktiset çadren dhe hyte me Ramen ne qeverisje

– Ju braktiset çadren dhe tradhetuat kuqezinjte

– Ju braktiset çadren dhe bet koalicion me LSI

– Ju braktiset çadren dhe shitet zgjedhjet

– Ju braktiset çadren dhe i shpallet lufte Amerikes

– Ju braktiset çdo kauze dhe u bete ishtare qorra te pazareve Lulzim Bashes me Ramen.

Une jam ende tek çadra. Ju keni vite qe e keni shitur shpirtin majtas dhe jeni masha e pushtetit, por ti e ke të veshtire ta kuptosh.

Lexoje disa here mesazhin tim se nuk eshte aspak personal per ty, por per ju qe tradhëtuat kauzen dhe idealet.

Une ende jam në çader, ndersa ju jo.

Ruaje këtë mesazh deri në 2025 ditën kur Berisha do dali dhe do thotë: “Amerika dhe Rama na vodh?n votat”. Do jetë shumë vonë per ju, sepse do ju duhet të korrni ato çka po mbillni prej vitesh: “Pabesinë tuaj”

Related Articles

Back to top button