Lajme

(VIDEO) Gazetarët ndjekin nga pas nënën e 40-vjeçares që futi foshnjen në valixhe

 

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët në Korçë, nëna e 40-vjeçares që lindi fëmijën dhe e futi në valixhe, tha se e bija ishte e sëmurë dhe vizitohej herë pas here.

Megjithatë, gruaja nuk pranoi të fliste më tej pavarësisht insistimit të gazetarëve që të tregonte më shumë për të bijën dhe ngjarjen në fjalë që ka lënë pa fjalë gjithë shqiptarët ditën e sotme.

Më herët, mjekja neuropsikiatre Nikolina Bode, duke iu referuar të dhënave që kishte marrë nga familjarët e 40-vjeçares, tha se ajo kishte rreth 3 vjet që ishte diagnostikuar me probleme serioze të shëndetit mendor, por nuk pranonte të mjekohej.

Ekspertja tha se gruaja ka humbur lidhjen me realitetin.

Sa i përket shtatzënisë, duket se ka pak dyshime që foshnja që u gjet i pajetë në valixhe të jetë i saj. Familjarët mësohet se e kishin vënë re këtë shtatzëni në Dhjetor, por 40-vjeçarja sërish nuk kishte pranuar të shkonte për t’u vizituar.Gruaja jetonte me djalin 15-vjeçar i cili mësohet se vuan nga autizmi.

Ndërsa bashkëshorti kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Greqia, aty ku sipas tij kishte qëndruar për 1 vit.Ngjarja lemeritëse që u zbulua mëngjesin e kësaj të hëne, ka shumë pikëpyetje, që nga mënyra sesi fëmija ndërroi jetë e deri te kush është babai i tij, pasi bashkëshorti i 40-vjecares thotë që nuk është i tiji.

Related Articles

Back to top button