Lajme

U nda nga e dashura, shqiptari 30-vjecar i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë.

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë ku një 30-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës pasi dyshohet ishte ndarë nga e dashura e tij.

I riu me emrin Laert S., ishte vetëvarur në një pemë në Koukourava, ndërsa mësohet se së fundmi ai punonte në një restorant në Nea Joni, si shpërdandërs i porosive. Atij i pëlqente të udhëtonte, të luante me miqtë, i pëlqente muzika dhe motoçikleta! Ai shkoi në një vend të izoluar të Koukourava, disa kilometra larg Volosit ku i dha fund jetës.

Sipas informacioneve medias greke TheNewspaper.gr, vendimi i tij lidhet me ndarjen nga e dashura. Ndërkaq, autoritetet kanë bërë edhe autopsinë e trupit të shqiptarit, i cili i dha fund jetës në një zonë të shkretë pyjore pasi kishte mbërritur me motor aty, duke u varur në pemë.

Siç zbulon autopsia tronditëse, 30 vjeçari ka përdorur materiale që mund të ketë gjetur gjatë rrugës ose të ketë marrë me vete për t’i dhënë fund jetës. Dëshmitë për 30-vjeçarin thonë se ai ishte një i ri punëtor që bënte dy punë për të siguruar jetesën.

Ai nuk ka lënë asnjë shënim ku të shpjegojë arsyet pse ka kryer vetëvrasje, por përflitet se arsyet e zhgënjimit në dashuri e kanë çuar drejt flijimit. Policia po shqyrton të gjitha mundësitë dhe deri më sot po japin dëshmitë e tyre kolegë dhe të afërm të tij.

Ndërkaq, familja e tij kërkon që ai të varroset në Shqipëri, ndërsa ende nuk është sqaruar nëse varrimi do të bëhet në Volos apo në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button