LajmeShowBiz

Prishet miqësia e fortë/ “Përgatituni për gjyqin!” Fifi trondit me deklaratën për vëllezërit Veshaj…

 

Mesa duket një skeç mund të prish brenda pak minutave miqësinë e deklaratave të forta dhe tatuazheve matchy-matchy.Filloreta Raçia e njohur thjesht si Fifi i ka habitur të gjithë me reagimin e saj në rrjetet sociale, pas emisionit “Mër lër të flas” të Donald dhe Romeo Veshajt.

Si fillim, për ata që nuk e kanë parë, në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzikut shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi i tregon atij edhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”- i thotë ai teksa në dysheme shihen disa numra që vendosen nga policia në skena filmi dhe Donaldi që vendos një shkurre ose tufë me gjete(sepse nuk ishin lule) në vendin në fjalë).

Mirëpo, kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e cila nuk ka vonuar me reagimin e saj. Fifi ka publikuar një video në Instastory ku shprehet se ata i kanë rikujtuar një skenë që ka refuzuat ta shohë dhe madje i kërcënon edhe me gjyq.

“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.-shprehej këngëtarja

Megjithatë, më pas duket se është penduar pasi e ka fshirë videon, ndonëse shumë vonë pasi tashmë është kudo në rrjet.

Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi.

Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”.

Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata.

Related Articles

Back to top button