Lajme

Kejsi kameriere në klubin e natës në Kanada? Stresi reagon ashpër për ish-bashkëshorten…

 

Reperi i njohur Stresi ka reaguar pas lajmit të publikuar në lidhje me jetën e ish-bashkëshortes së tij, Kejsi, e cila pas ndarjes i është rikthyer jetës së saj në Kanada, duke punuar si kamariere.

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka vlerësuar Kejsin, si një vajzë punëtorë që gjithmonë nuk pranonte asnjë cent nga askush.

Ai thotë se ajo është një vajzë e ndershme dhe jo si shumica e vajzave të tjera që siç shprehet “për të pasur para shkojnë me moshën e babës tim”

“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, shkruan Stresi në koment.

 

Dje u publikuan sot disa foto, ku Kejsi shfaqet në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos. Ajo shihet përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës. E natyrisht që edhe Kejsi, që në vendin tonë është e famshme, në punën e saj mban uniformë si gjithë të tjerët, duke mos u ndikuar nga fama e Shqipërisë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button