Lajme

E PAPRITUR! Zelensky sulmon Merkelin dhe Sarkozy, I fajëson për vdekjen e civilëve ukrainas.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kritikoi ish-udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy, duke i fajësuar ata për vdekjen e civilëve ukrainas.

In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, early Sunday, March 20, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

“Unë ftoj zonjën Merkel dhe Sarkozy të vizitojnë Bucha, për të parë se çfarë ka çuar politika e 14 viteve të koncesioneve ndaj Rusisë,” tha z. Zelensky, duke iu referuar periferisë së Kievit, ku në disa imazhe u shfaqen trupat e civilëve të vrarë

Ai fajësoi politikanët e vendeve të NATO-s për pasjen e një “frike absurde” ndaj Rusisë, duke shtuar: “Ata menduan se duke refuzuar Ukrainën, mund ta qetësonin Rusinë, për ta bindur atë të respektonte Ukrainën dhe të jetonte normalisht përkrah nesh”.

Samiti i Bukureshtit u shënua nga një debat nëse do t’i jepet Ukrainës dhe Gjeorgjisë një “plan veprimi anëtarësimi” zyrtar për t’i udhëhequr ata drejt kualifikimit për anëtarësim në NATO.

Më atë kohë Presidenti Xhorxh W. Bush favorizoi një gjë të tillë. Ndërsa Merkel dhe Sarkozy argumentuan se asnjëri nga vendet nuk ishte gati dhe se zgjerimi i planeve të anëtarësimit tek ata do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button