Lajme

Media prestigjoze jehonë Shqipërisë, e quan Shqipërinë një tokë pjesërisht të egër dhe….

“Edhe pse Toka e Shqiponjave nuk është më e huaj për italianët, shumë prej tyre janë mësuar ta njohin atë për plazhet dhe për Tiranën e gjallë, qendrën ekonomike, kulturore dhe tregtare të vendit”.

Kështu nis shkrimi i gazetës më të njohur italiane “Corriere della sera”, teksa përshkruan bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Gazetarja e quan vendin tonë një surprizë nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje, në të cilin ndodhen thesare të panjohura që ia vlejnë të vizitohen.

“Territori shqiptar fsheh liqene të thella, manastire të lashta, male të shenjta, kështjella, lumenj të pandotur dhe fshatra me shtëpi prej guri, aq sugjestionuese sa duket se kanë mbetur të paprekura me kalimin e kohës”, shkruhet në artikull.

Vëmendja ndalet po ashtu tek e kaluara e Shqipërisë dhe gastronomia.

 

“Laguna ku jetojnë kafshë të rrezikuara, bunkerë të shndërruar në ndalesa turistike, punishte, zona arkeologjike me vlera të paçmueshme dhe një kuzhinë të pasur, ku nuk ke nevojë të kesh zili kuzhinat më të njohura evropiane”, përshkruan “Corriere della sera”.

Duke lënë një ftesë të hapur për bashkëkombësit e saj, gazetarja e përmbyll artikullin duke e cilësuar Shqipërinë një tokë pjesërisht të egër dhe e paeksploruar dhe pikërisht për këtë arsye, një destinacion i aftë për të kënaqur çdo lloj vizitori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button