Lajme

Spartak Ngjela : Frika ka filluar! Nisi me ministrat, e filluan majtas do vijojë me…

 

Avokati Spartak Ngjela duke folur lidhur me çështjen e inceneratorëve ku një ish-deputet dhe një ish-ministër ndodhen në burg, tha se frika ka filluar.

“Nuk e keni parë frikën ju ngado është frika por shumë mirë kanë bërë këta që goditën anti-korrupsionin e filluan majtas. Është vlerë kur fillon nga pushteti se pastaj do kaloj andej. SPAK nuk e drejtojmë ne, por Washiongtoni.

Vetë Blinken e tha se SPAK e drejtojmë ne. Këta vazhdojnë lojën, unë iu them prisni radhën se ka për të gjithë. Shqipëria në këtë moment është e pushtuar nga korrupsioni. Shumë mirë që e hapën çështjen e inceneratorëve, ka filluar goditja e ministrave, por do vijojë edhe e ish-ministrave”, tha Ngjela.

Duke folur për MCN Live, Ngjela deklaroi se anti-korrupsioni është zgjuar me fuqi ditët e fundit dhe se këtë e konstaton nga aktiviteti i ambasadores amerikane amerikane Yuri Kim.

Ata e drejtojnë luftën kundër korrupsionit. Drejtojnë SPAK. Që të gjithë ata që kanë qenë në pushtete janë të korruptuar dihet, do shkojnë në procese penale se shpëton Shqipëria. Rëndësi ka që të identifikohen.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button