Lajme

Florian Marku “tradhton” Noizy-n, ja çfarë kënge ka zgjedhur para sfidës

Shqiptari Florian Marku do të mbrojë brezin e Ndërkontinental IBF për peshën velter sot ndaj britanikut Cris Jankins.

Një duel shumë i rëndësishëm i boksierit shqiptar i cili kërkon që të vazhdojë i pamposhtur në rrugën e tij drejt titujve më të rëndësishëm.Pak minuta para sfidës, janë postuar në rrjetet sociale edhe video të momenteve të përgatitjes së tij.

Boksieri shqiptar shihet teksa po i lidhin duart për këtë duel shumë të rëndësishëm ku gjithçka duhet të jetë në perfeksion.Ndërkohë, në sfond dëgjohet edhe muzikë shqiptare, që nuk mund të mungojë kurrsesi në sfidat e tij dhe shpesh e shoqëron në ring.

Por në dhomat e zhveshjes, në sfond ishte një nga këngët pak më të qeta të Butrint Imerit, nën tingujt e të cilës ai po kryente përgatitjen për duelin. Zakonisht, Marku dëgjon këngët e Noizy-t, por këtë herë ka vendosur të ndryshojë disi rrymë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button