Lajme

PAMJE SHUMË TË RËNDA! Të rinjtë hedhin të moshuarin në koshin e plehrave dhe e filmojne duke qeshur me te madhe (VIDEO)

 

Itali- Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Napoli.

Imazhet e shpërndara në Instagram dhe rrjetet sociale tregojnë se si burri u kap dhe u bllokua në mes të rrugës nga grupi i të rinjve dhe më pas u hodh në koshin e mbeturinave.

Ngjarja, e cila ndodhi në një lagje të Napolit, duket se ka lindur si një lojë mes të rinjve dhe si një mënyrë për të krijuar pamje argëtuese për në rrjetet sociale.

Personi që po filmonte videon dëgjohet duke qeshur me të madhe, shkruan Tg Com.

Pasi e hodhën në koshin e mbeturinave, të rinjtë vazhduan ta filmonin dhe të qeshnin ndërsa ai përpiqej të dilte jashtë.

Këshilltari rajonal i Campagnia, Francesco Borrelli tha se të rinjtë duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen.

Related Articles

Back to top button