Lajme

Plagoset rëndë turisti polak në Himarë, ja çfarë ka ndodhur…

 

Një turist polak ka rënë në një greminë në zonën e Himarës pasditen e sotme. Sipas shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gjipe.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij

MZSH raporton se turisti ka pësuar fraktura të shumta nënjërën këmbë dhe prej disa orësh ndodhet në greminë.

Pritet ndërhyrja e forcave të specializuara.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.

Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.

Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button