Lajme

Nje ngjarje tjeter e rende,Oligarku rus gjendet i varur jashtë vilës së tij, pranë tij gruaja dhe vajza të vrara me sëpate

 

Zyrtarët spanjollë po hetojnë vdekjen misterioze të një prej drejtuesve rus të gazit, i cili u gjet i varur jashtë vilës së tij, ndërsa gruaja dhe vajza u gjetën të vrara brenda banesës.

Hetuesit thuhet se po punojnë mbi pistën se Sergey Protosenya, 55 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten dhe të bijën dhe më pas është varur në oborrin e vilës në Costa Brava.

Megjithatë, raportet lokale thanë se provat nuk çojnë përfundimisht drejt këtij shpjegimi, pasi nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje në pronë dhe dukej se ishin marrë hapa për t’u siguruar që nuk kishte gjurmë gishtash, duke bërë që hetimet të mbeten të hapura.

Trupat e tyre u gjetën të martën, vetëm një ditë pasi një tjetër multimilioner rus u gjet i vdekur me gruan dhe vajzën e tij në apartamentin e tyre në Moskë, që dyshohet sërish për një vetëvrasje me armë.

Në të dyja rastet, burrat kishin lidhje me kompanitë ruse të gazit, shumë prej të cilëve janë përballur me sanksione perëndimore që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Protosenya, i cili kishte një pasuri prej mbi 330 milionë funte, ishte Zëvendëskryetar në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror Novatek për shtatë vjet.

Related Articles

Back to top button