Lajme

Habit Spiropali: Legalizimi i kanabisit do te hape nje front te ri pune!

 

Ministrja për Marrëdhëniet mes Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali mëshoi nga foltorja e Kongresit të Partisë Socialiste rolin e grave dhe jetesën e tyre në Shqipëri. Ajo tregoi historinë e një gruaje, Rinës, e cila sakrifikonte çdo ditë për të siguruar jetesën e 3 fëmijëve. Spiropali tha se roli i gruas në Shqipëri do të kontrollohet dhe mbrohet me ligj.

“Rina është nënë e 3 fëmijëve. Punon dy punë, por nevojat e saj dhe të fëmijëve janë të mëdha. Rinën nuk e njohin as politikanët sherrxhinj, apo ata që analistët që zgjohen vonë. Është e vështirë që të jesh grua në Shqipëri, në Shqipërinë e atyre që jetojnë nga Rogner te Sheraton.

Është e vështirë të jesh grua në Shqipëri. Nënat me fëmijë duhet të fitojnë mbrojtje të madhe nga Shtetit. Këtë do e bëjmë detyrë dhe ligj. Gratë punojnë më shumë se burrat, por në shumë raste ato bëjnë punë të papaguara në shtëpi. Jo të gjithë e njohim dhe e shohim.”, Spiropali.

Ministrja foli edhe për nismën e Këshillimit Kombëtar dhe tha se qeveria do të dëgjojë zërin e qytetarëve. Teksa u ndal te legalizimi i kanabisit, Spiropali tha se do të hapet një front të ri pune.

“Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike. 61% shqiptarë janë dakord që vendi të kultivojë kanabisin për qëllime mjekësore. Një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre dhe do të hapim një front të ri pune dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni”, tha Spiropali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button