Lajme

Qyteti i Vlorës është pushtuar nga tymi, qytetarët në panik…

 

Vlorë- Qyteti i Vlorës është pushtuar ditën e hënë nga tymi.

Shkak është bërë djegia e gomave në Jalli të Nartës.

Burime për noa.al bëjnë me dije se në zonën e inerteve të në Jalli të Nartës po digjen gomat, duke bërë që tymi i zi të mbulojë qytetin e Vlorës dhe të shkaktojë panik te qytetarët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë neutralizimin e flakëve.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë policia po heton për ngjarjen. noa.al

Related Articles

Back to top button