Lajme

Moldaviapranon 400,000 refugjatë ukrainas, por eshte në “alarm të kuq” nga frika se mos pushtohet nga Rusia…

 

E vendosur mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh, ka pranuar tashmë 400,000 refugjatë ukrainas. Por tani ky shtet është në “alarm të kuq” nga frika se mos pushtohet nga Rusia.

Sulmet “terroriste” me autorë të paidentifikuar së fundmi janë përshkallëzuar në territorin e Transnistria, një rajon me 500,000 banorë që është shkëputur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe është plotësisht i varur nga Moska, e cila mban atje një flotë ushtarake prej 1500 personash.

Presidentja e vendit, Maia Santou, po thërret një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit të saj pasi autoritetet moldave kanë frikë se Rusia ka nisur tashmë – dhe mund të përshkallëzojë – “sulme provokuese”.

Autoretetet moldave besojnë se me këtë mënyrë, Rusia do të mund të mbështetet në një kërkesë nga autoritetet lokale për të rritur sigurinë e tyre kundër “terroristëve”.

Ankthi u rrit pas një sërë shpërthimesh në Transnistria dje dhe sot: Dje, një shpërthim ndodhi në selinë lokale të Ministrisë së Sigurisë Publike të Republikës së shkëputur në kryeqytetin Tiraspol, ndërsa të martën shpërthimet goditën një kullë radioje në një fshat, pranë kufirit me Ukrainën.

Related Articles

Back to top button