Lajme

A do të kemi diell gjatë fundjavës? Meteorologia zbulon kthesën e madhe që do të marrë moti

 

Ditën e sotme në vend kthjellimet jane mbizotëruese në të gjithë territorin shqiptar si kundër edhe temperaturat e mesditës do të shënojnë një tjetër rritje. Dita e sotme përkufizohet më e ngrohtë se një ditë më parë.

Do të jetë kryesisht e kthejllët, vranësirat do të jenë të lokalizuara në zonat lindore dhe nuk përjashtohet mundësia në skajin jug-lindor dhe atë veri-lindor për reshje shiu krejt të papërfillshme gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat ngjiten në rreth 27 gradë celcius, ndërsa era do të jetë e lehtë, mesatare në hapsirën detare shqiptare. Përjashtuar ditën e sotme, ditët e tjera të kësaj jave do vijojnë në ksuhtet e motit të paqëndrueshëm, që na ka shoqëruar që nga fillimi i muajit maj.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se kemi zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar, si kundër kemi të premten dhe të shtunën prezencë të reshjeve të shiut, më së shumti të lokalizuara në gjysme lindore të territorit shqiptar, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar edhe në zonat bregdetare.

Dita e diel sjell stabilizim të kushteve të motit, kryesisht në jug dhe në qendër, ndërsa veriu do të vijojë me prezëncë të reshjeve të shiut.

Termometri si në mëngjes edhe në mesditë shënon rritje të lehtë dhe graduale dhe nga dita e premte deri të dielën, termometri minimal nuk zbret poshtë 8 gradëve dhe maksimumi ngjitet rreth 28 gradë celcius. Dita e shtunë do të jetë më e ngrohta, por do të ketë prezencë të reshjeve në territor.

Related Articles

Back to top button